TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 20:13

Bejko paralajmëron deputetët e mbetur: Kush s’mbështet politikat e PD-së, nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

Bejko paralajmëron deputetët e mbetur: Kush s’mbështet

Demokrati Roland Bejko ka diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD dhe përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së.  

Në një intervistë për “Top News”, Bejko tha se personat që kanë qasje të ndryshme nga ajo e PD-së nuk kanë vend në parti. Ai shtoi se PD është duke mbyllur ciklin e paqartësive, lëvizjeve vajtje-ardhje dhe se brenda disa ditëve do të marra tërësisht formën e vet, grupit parlamentar dhe ekipin e saj politik.

Bejko gjithashtu tha se deputetët e larguar kanë 6 muaj kohë që të reflektojnë dhe mund të kthehen sërish në PD, nëse kanë ndryshuar mendim.

Pjesë nga intervista:

Roland Bejko: Nuk e di numrin e sakte, por përderisa zyrtarisht këta njihen si anëtarë te grupit parlamentar te PD ato do te marrin preference. Sepse nuk kemi ndryshim tjetër përveç faktit qe u konfirmua largimi I atyre qe kane dy vjet qe nuk e frekuentojnë grupin parlamentar te PD.

Gazetari: Pse janë “mëshiruar” emra te tjerë? Keni shprese se mund te bashkohen me ju apo çfarë?

Roland Bejko: Qëllimi I PD nuk është te largoje njerëz, siç e keni pare. Madje është akuzuar nga analiste dhe politologë qe PD nuk mban qëndrime te prera, te sakta dhe nuk është vendimmarrëse ne raport me ata qe janë te luhatshëm apo shkojnë dhe frekuentojnë parti apo organizata te tjera, siç është rasti I lëvizjes se z.Berisha. Ne këto kushte PD është duke mbyllur ciklin e paqartësive, lëvizjeve vajtje-ardhje. PD brenda disa ditëve do te marre tërësisht formën e vet, grupit parlamentar dhe ekipin e saj politik.

Gazetari: Do te ketë një rishikim edhe te kësaj liste?

Roland Bejko: Patjetër! Kush nuk do te frekuentoje linjën e PD, grupin parlamentar te PD, te përfaqësojë politikat e PD, qe kane kryer Lulzim Bashln, natyrisht nuk do te beje pjese ne grupin parlamentar te PD apo ne PD.

Kemi vija te kuqe për deputete te caktuar? Kush nuk mund te vije me ne grupin tuaj?

Roland Bejko: Ata qe janë përjashtuar. Te gjithë kane te drejtën te rikthehen, por natyrisht ne momentin qe je përjashtuar nga grupi ke 6 muaj kohe te rikthehet. Pra, nëse I rikthehet mendja qe ti bashkohet vijës se PD dhe ta kryeje veprimtarinë e tij politike ne parlamentar te PD është I mirëseardhur.

Gazetari: Përjashtimi duhet te ketë edhe një koncept politik. Nuk mund te përjashtohesh dhe te vish prape?!

Roland Bejko: Deputeti është i lire, ne një fare mënyre zgjedhin ne një rrethane te caktuar, ne një kohe te caktuar, një qëndrim te caktuar. Dhe nëse e kthen mendimin e korrigjon vetveten deputeti apo kushdo është i lire qe brenda rregullave te përcaktuara nga statuti dhe rregullorja e PD.

bejko pd grupi parlamentar

Lini një Përgjigje