TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 17:10

“Nga 1️ tetori hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Zvicrën”, Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti ratifikimi me Italinë

Shkruar nga Pamfleti

“Nga 1️ tetori hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me

Nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo do të thotë se tani qytetarët e dy vendeve mund të përfitojnë pensionet në varësi të zgjedhjes së tyre, si në Shqipëri ashtu dhe në Zvicër.  

Lajmi i mirë është dhënë nga kryeministri Edi Rama, me anë të një njoftimi në rrjetin tij social “Facebook”, ku dhe ka paralajmëruar se është drejt finalizimit edhe marrëveshja e shumë pritur me Italinë.

Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre *Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkruan Rama.

rama pensionet zvicra

Lini një Përgjigje