TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 15:52

Përjashtimi i 11 deputeteve nga Basha, Kulluri: S’ka asgjë të keqe, formalizuam vendimin e tyre për tu larguar nga PD-ja

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtimi i 11 deputeteve nga Basha, Kulluri: S’ka asgjë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka treguar arsyet e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për të përjashtuar 11 deputetë nga partia.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai tha se vendimi është vetëm formalizim i vendimit të vetë këtyre 11 deputetëve për të mos qenë pjesë e PD.

Sipas tij ky veprim nuk ka asgjë të keqe, pasi deputetët kishin zgjedhur vetë që të largoheshin nga PD-ja dhe të bashkoheshin me ‘BF’.

“Nuk janë mbështetës të Berishës, kanë zgjedhur në mënyrë të lirë të mos jenë me pjesë e PD, ky vendim është formalizim i vendimit të vetë këtyre deputetëve për të mos qenë pjesë e PD. E zgjodhëm ata vetë. Derisa kanë zgjedhur të bëhen pjesë e fushatës së një koalicioni tjetër zgjedhor si Bashkë Fitojmë, të mbajnë qëndrime krejt të kundërta, do të thotë se kanë zgjedhur në mënyrë të lirë një karrierë tjetër politike jashtë PD. Këta kanë marrë një rrugëtim krejt tjetër. Nuk shoh asgjë të keqe; është një vendim për të formalizuar një vendim që e kishin marrë vetë ata për të shkuar në një subjekt jo ligjor”, tha Kulluri.

basha kulluri pd

Lini një Përgjigje