
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka ironizuar vendimin e fundit të Kryesisë së PD-së, e cila përjashtoi 11 deputetë nga grupi Parlamentar.
Përmes një postimi në Facebook, Sula shprehet se Basha është i vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogëluar si opozitë.
Ai shtoi se përmes këtyre veprimeve, Basha “nuk dëshmohet gjë tjetër veçse inferioritetit”, teksa shtoi se ky vendim vjen në shenjë hakmarrje.
“I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogëluar si opozitë. Ajo çka ish-kryetari i Partisë Demokratike mund të bëj në këtë moment, është vetëm të shpall aneksimin e tij në këndin e gjumit, por kurrësesi të përjashtojë deputetë nga Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike.
Këto veprime nuk dëshmojnë gjë tjetër vecse inferioritet, dhe konfirmojnë dështimin e pseudo aksionit në terren. Në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tij, kalon në akte dhe shkresa qesharake duke bërë përjashtime.
Thonë se ish-kryetari i PD ka qenë sërish në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit. Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata. Por kjo dëshmon edhe filozofinë e liderit të vetëshpallur se mazhoranca që ka blinduar pushtetet falë djegies së mandative dhe bojkotot të zgjedhjeve të 2019, mund të mundet duke u rrudhur në një grusht njerëzish. QESHARAKE!”, shkruan Sula.
Lini një Përgjigje