TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2024, 12:26

Begaj takim me homologun gjerman, zbardhet axhenda dhe fokusi i bisedimeve

Shkruar nga Pamfleti

Begaj takim me homologun gjerman, zbardhet axhenda dhe fokusi i bisedimeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme niset në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të homologut gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ditën e nesërme, presidenti Begaj do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e RFGJ-së, Frank Walter Steinmeier, pas së cilit do të mbahet takimi bilateral i delegacioneve.

Ne fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.

Në Berlin, presidenti Begaj do të takohet me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Pas Berlinit, presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion“ për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.

Më pas, kreu i qeverisë do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher.

Gjithashtu, në agjendën e presidentit Begaj është edhe takimi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zotin Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Lini një Përgjigje