Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sot nga Gjykata Kushtetuese foli në emër të grupit dhe vulës duke lënë të kuptohet se është bashkuar me logon zyrtare që është në dorën e Sali Berishës pas vendimit të Gjykatës së Apelit pak ditë më parë.
Nga dera e Kushtetueses, Tabaku tha se beteja për rrëzimin e ligjit për profesionet e lira do të vazhdojë.
“169 profesione të lira janë duke paguar një tatim, 30 mijë profesionistë po paguajnë një tatim të padrejtë. Ligji ka trajtim preferencial dhe cenon veprimtarinë ekonomike dhe efektet mbi bizneset janë shkatërruese. Janë 11 mijë biznese të mbyllura dhe ka rritje të çmimeve. Ligji ka fytyrën e qeverisë në këto 11 vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës. Kjo është një shtresë e diskriminuar.
Argumenti i qeverisë se ka paaftësi për të mbledhur taksat, “duhet të rrisim taksat. PD dhe grupi i PD-së do të bëjnë këtë betejë për të gjithë profesionistët e lirë dhe duhet të kuptojnë që në krah kanë grupin e PD-së”. Kjo është absurde. Ne nuk dimë si do të vendosë gjykata por të bëjmë maksimumin për ndikimin që ka kjo taksë. Argumentet e qeverisë janë të varfër dhe politikë” tha ajo.
Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatohen 15% mbi të ardhurat e tyre. Shpenzimet për ata që nuk kanë mbajtur regjistër gjatë vitit të kaluar, do të llogariten duke hequr një referencë 30% mbi fitimin e gjeneruar.
Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatohen 15% mbi të ardhurat e tyre. Me ligjin e miratuar nga qeveria i cili ka ardhur në zbatim nga data 1 janar të këtij viti, profesionistët e lirë, dikur të përjashtuar nga detyrimet tatimore do të duhet të derdhin detyrimet fiskale.
Ligji i ri parashikon një kuote reference për të përllogaritur shpenzimet vjetore të atyre bizneseve të cilat, të përjashtuar nga detyrimi vitin e kaluar, nuk kanë mbajtur bilance të shpenzimeve të tyre.
Lini një Përgjigje