TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 21:22

Nga 2003 deri në 2023, SPAK zbërthen deklarimet pasurore të Metës gjatë 20 viteve; në skaner dhjetëra transaksione bankare  

Shkruar nga Pamfleti
Nga 2003 deri në 2023, SPAK zbërthen deklarimet pasurore të
Meta-Kryemadhi

Kështu u fundos një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veting. Kështu po fundosen Meta e Kryemadhi, pasi vlerat e deklaruar nuk përputhen me ato reale.

Prokuroria e Posaçme duket se ka mbërthyer Ilir Metën. Prej afro 3 vitesh po zhvillohen hetime kundër tij, por këtë herë SPAK ka shkuar te elementi më i dyshimtë, pasuria. “Pamfleti” e ka thënë më dhjetëra herë se SPAK, mjafton të hetojë deklaratat në ILDKP të politikanëve dhe e gjen se kush janë të korruptuarit.

Dhe kështu ka ndodhur me Ilir Metën, i cili është fundosur nga ajo që ka deklaruar në Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive. Sipas burimeve në ILDKP, SPAK ka dërguar kërkesë për të gjithë deklarimet pasurore të çiftit Meta-Kryemadhi. Mësohet se atyre u janë vënë në dispozicion deklarimet e 20 viteve, që nga viti 2003, deri në vitin 2023, kur u bë dhe deklarimi i fundit.

Janë pikërisht këto deklarime që kanë fundosur çiftin në fjalë. Vite më parë, të gjithë mendonin se kurrë nuk do hetoheshin për pasurinë dhe deklaronin gjithçka, madje duke ju ndryshuar vlerat dhe të dhënat. Kështu u fundos një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veting. Kështu po fundosen Meta e Kryemadhi, pasi vlerat e deklaruar nuk përputhen me ato reale. Madje rezultojnë prona dhe toka të hedhura në emër të të tretëve që kanë rritur dyshime te SPAK. Më saktë, ka shumë prona në emër të nënës dhe vëllait të Kryemadhit. Po ashtu ka dhe prona në emër të njerëzve pranë Metës dhe dyshohet se ata janë përdorur për kamuflimin e tyre. BKH falë ekspertëve të saj ka arritur të zbërthejë gjithçka, duke analizuar të dhënat e regjistrit të Kadastrës me të dhënat pasurore të deklaruar nga çifti i PL.

Përveç kësaj, mësohet se janë dërguar shkresa në të gjitha bankat e nivelit të dytë, duke siguruar informacione mbi llogaritë bankare të Metës, Kryemadhit, fëmijëve dhe familjarëve të tyre. Po ashtu janë siguruar të dhëna mbi transaksionet bankare që ka bërë secili prej tyre. Vetë Meta e pranoi se i kishin kërkuar llogari për një transaksion nga Kryemadhi në vitin 2008 me vlerë 20 mijë euro. Janë me dhjetëra transaksione të verifikuara.

Po ashtu mësohet se janë marrë në pyetje dhe biznesmenë, arkitektë dhe ndërtues, të cilët kanë ndërtuar, rikonstruktuar apo kanë ndihmuar në ngritjen apo mobilimin e banesave të Metës, sidomos te pallati në Laprakë dhe vila në Lalëz.

Po ashtu mësohet se mbyllja e dosjes është punë ditësh, pasi SPAK ka siguruar prova të qarta sa i takon pasurisë. Ndërkohë drejt asaj rruge është dhe dosja CEZ-DIA dhe Meta mund të marrë dy goditje të njëpasnjëshme. /Pamfleti  

Lini një Përgjigje