Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij...
Sali Berishën duket se do ta ndjekë gjithë jetën damka e “non gratës” në Britaninë e Madhe. Edhe pse u mundua fort të hiqte vendimin e Londrës, duket se nuk ja doli dot, pasi Apeli e rrëzoi kërkesën e tij sot.
Ky vendim ka bërë bujë në mediat e huaja, të cilat kanë raportuar një zëri. Por thuajse te të gjitha theksohet se Berisha ka halle më të mëdha se “non grata”. Sipas “Reuters” ai është nën akuzë për korrupsion dhe ndodhet në arrest shtëpie.
“Vendimi i Britanisë për të ndaluar Berishën nga vendi erdhi një vit pasi ai u përjashtua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, akuza të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë. Ai është vendosur në arrest shtëpiak në dhjetor dhe prokurorët nuk kanë ngritur ende një kallëzim penal”, thekson "Reuters”. I njëjti lajm është pasqyruar në mediat e tjera.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje