TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 14:40

Thrrja për popullin që të rrëmbejnë armët, Meta justifikohet: Ka rënë shteti

Shkruar nga Pamfleti
Thrrja për popullin që të rrëmbejnë armët, Meta
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.

Një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai.

Nga Roskoveci, kreu i Partisë së Lirisë me tone të larta i bëri thirrje banorëve të marrin armët.

“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha Meta.

 

ilir meta

Lini një Përgjigje