TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 15:38

Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi/ SPAK: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi/ SPAK: Do të

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje persona të tjerë në lidhje me hetimet që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes se tij Monika Kryemadhi.

ABC News ka mësuar nga burime pranë grupit hetimor  se në prokurori do të thirren për të dhënë sqarime persona që mund të kenë dijeni për veprat penale për të cilat SPAK po kryen verifikime për ish-çiftin presidencial siç janë  pastrimi i parave dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Pak ditë më parë në prokurorinë e posaçme u pyetën bashkëshortet Ilir Meta e Monika Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni. Kryemadhi pas daljes nga SPAK pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime përballë gazetarëve por me gjuhe me të ashpër se kurrë, sulmoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani.

Për të njëjtin hetim më herët është marrë në pyetje edhe nëna e Monika Kryemadhit. Mësohet se gjatë verifikimeve ka rezultuar se Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, kanë lidhje me disa transaksione parash te trasferuara në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi. Po kështu në banesën e saj gjate  një kontrolli me urdhër të SPAK, janë sekuestruar 5 telefona celularë, 1 prej të cilëve në pronësi të Monika Kryemadhit. Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me dy kallëzime të regjistruara në një të vetëm, i pari lidhet me disa ndërhyrje estetike të çiftit Meta Kryemadhi në një klinikë jashtë Shqipërisë dhe i dyti me shumën prej 700 mijë dollarë që është pagua për lobimin në SHBA nga partia lëvizja socialiste për integrim. /Abc News

Lini një Përgjigje