TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2024, 18:53

Saliu kujton se punojnë Llalla dhe “Plepistët” te gjykatat e Londrës dhe Parisit!

Shkruar nga Pamfleti

Saliu kujton se punojnë Llalla dhe “Plepistët” te gjykatat

Kemi dhe një tjetër episod. Sali Berisha pajtoi dhe një kompani lobimi në SHBA, por dhe ajo rezultoi dështim...

Sali Berisha mori goditjen e tij të dytë sa i takon betejës me “non gratat”. Edhe pse e dinte se nuk kishte asnjë shans të hiqte damkën e korrupsionit nga SHBA dhe Britania, Saliu hodhi një gur, më shumë për të manipuluar demokratët.

Sot mori shuplakën e madhe nga Londra, pasi Apeli nuk e pranoi anikimimin e tij dhe do të thotë se gjithë jetën do të jetë i damkosur prej tyre si i përfshirë në korrupsion dhe lidhje e krimin.

Kjo është shuplaka e dytë, pas asaj që mori nga Parisi. Të gjithë e mbajmë mend se si Berisha tentoi të shantazhonte Sekretarin e Shteti duke bërë një padi në gjykatë në Francë. Madje pagoi dhe një avokat shumë të shtrenjtë, por ajo padi përfundoi në koshat e mbeturinave.

Saliu mendon se në gjykata e Londrës dhe Parisit punojnë Adriatik Llalla, Xhezair Zaganjori dhe gjithë “plepistët” që ai futi në sistem. Nuk e di se atje askush nuk të përfill, sidomos një ish-kryeministër i akuzuar për korrupsion. Aktualisht ka një akuzë konkrete ndaj tij dhe është i izoluar në banesë.

Ndërkohë kemi dhe një tjetër episod. Sali Berisha pajtoi dhe një kompani lobimi në SHBA, por dhe ajo rezultoi dështim. Berisha lidhi një kontratë me "Prime Policy Group". Sipas kontratës, shërbimi konsiston në: “Advokimin për këndvështrimet e klientit mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet rajonale në Ballkan”. Por edhe këtu dështoi, pasi as kjo kompani nuk arrit të lobojë në rangjet e larta të DASH për t’i hequr damkën.

Por teksa bën luftë me mullinjtë  erës, Berisha ka hall më të madh: Po hetohet për korrupsion. Pra akuzat e SHBA dhe Britanisë janë konfirmuar. Pra kemi një kryetar opozite me dy akte “non grata”, i izoluar në banesë dhe ia akuzuar për favore ndaj dhëndrit të tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje