
Ky është një tjetër mesazh i qartë që ndërkombëtarët i dërgojnë Ramës, pas atij të pak ditëve më parë kur Gonzato pati një takim me Altin Dumanin dhe paralajmëroi politikën që të mos ngatërrohet me SPAK...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama. Pas refuzimit të mazhorancës për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, Gonzato ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Me një mesazh drejtuar qartë mazhorancës e cila shpërfilli Kushtetuesen, ai theksoi se Gjykata Kushtetues është një institucion kyç në sistemin demokratik dhe për këtë arsye, BE-ja do të rrisë mbështetjen dhe bashkëpunimin me të.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato tha se diskutoi me Zaçajn për punën e Gjykatës Kushtetuese.
“I kënaqur për takimin me znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të #Shqipërisë”, shkruan Gonzato.
Good to meet with Ms Holta Zaçaj, President of the Constitutional Court of Albania. We discussed the work of the Constitutional Court and our future cooperation in support of this key institution of #Albania's democratic system. pic.twitter.com/We7QnyQXYm
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) April 15, 2024
Ky takim vjen pas sinjalizimit që Gazment Bardhi ju bëri ndërkombëtarëve, duke i informuar për vendimin e mazhorancës për të mos dërguar mandatit e Xhaçkës në Kushtetuese.
Ky është një tjetër mesazh i qartë që ndërkombëtarët i dërgojnë Ramës, pas atij të pak ditëve më parë kur Gonzato pati një takim me Altin Dumanin dhe paralajmëroi politikën që të mos ngatërrohet me SPAK.
Me në një postim në Twitter, pas takimit, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi se SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së
“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhej në postim.
Pra në mënyrë direkte, BE i bën të ditur Edi Ramës se nuk është as qeveria, as Kuvendi, e as administrata faktori që ndikon në përparimin drejt BE-së, por drejtësia, reforma për të cilën po investohen prej kaq kohësh SHBA-ja dhe BE-ja.
Duke përfituar nga mungesa e një ambasadori fuqiplotë të SHBA në Tiranë, “peshqit e mëdhenj” nisën të notonin sërish në ujëra të ndaluara. Ndodhur në këto kushte, Perëndimi ka aktivizuar ambasadorin e BE-së për të përçuar mesazhet e rëndësishme, që i ngarkuari me punë, i SHBA-së, David Wiznesr, nuk ka mundur t’i përcjellë! /Pamfleti
Lini një Përgjigje