TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 08:57

Basha thumbon keq Ilir Metën: Atij i ka mbetur ora, por aty ku është nuk i duhet

Shkruar nga Pamfleti
Basha thumbon keq Ilir Metën: Atij i ka mbetur ora, por aty ku
Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ju është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të bëra kundër tij nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I pyetur nga komediani Albano Bogdo, për akuzat e bëra nga Ilir Meta, i cili shpesh ka thënë se “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”, ky i fundit ka ironizuar fundin e ish presidentit.

Basha me ironi tha se Metës i ka humbur ora, edhe pse aty ku është (duke nënkuptuar burgun), nuk i nevojitet.

Ndonëse Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike, Ilir Meta e ka akuzuar sghpesh ish-kreun e opozitës. 

Meta vazhdimisht e ka sulmuar Bashën duke e akuzuar se e ka tradhtuar opozitarizmin. 

Ndërkohë Lulzim Basha në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka se ky arrestim nga SPAK është fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit.

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Për gjetjen e provave ndaj Metës, SPAK deklaroi se kishte bashkëpunuar me autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros. Përmes tyre, SPAK pretendon se ka provuar ndikimin e ushtruar nga Meta në cilësinë e ish-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory”, DIA dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, që kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Sipas prokurorisë, këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura, kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Lini një Përgjigje