TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2023, 16:27

Basha nuk humbet kohë, pas furtunës në parti thërret mbledhjen e Kryesisë së PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Basha nuk humbet kohë, pas furtunës në parti thërret

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket se nuk ka kohë për të humbur, pas ndryshimieve që bëri ditën e djeshme në parti, ai ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së PD-së në orët e mbrëmjes së sotme.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është parashikuar për sot në orën 20:00, ndërsa mbetet e paqartë se cilët deputetë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Mbledhja vjen vetëm një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, që miratoi disa ndyshime në statutin e partisë. Sipas ndryshimeve të bëra në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i saj, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, deputeti Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje me të gjithë deputetët e PD-së, si ata të Berishës dhe Bashës, për të tentuar bashkimin e tyre. Ndërkohë që nesër nis seanca e parë plenare e Parlamentit për sesionin e ri.

basha pd kryesia

Lini një Përgjigje