TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2023, 14:23

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kadilli: Tre pikat që e dallojnë grupin e Bashës nga të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kadilli: Tre pikat që e dallojnë

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Kadilli u shpreh se Basha ka treguar se është distancuar nga e kaluara, ndërsa ka renditur tre pika që e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.

"Basha konfirmoi mbështetjen e një pjese të Partisë Demokratike. Përkufizoi veten si një kundërshtar të Berishës dhe berishizmit.

Këtë e bëri me tre gjëra të rëndësishme, me distancimin nga e shkuara, me sulmin politik ndaj Berishës duke e pozicionuar atë si bashkëpunëtorë të Ramës në afera korruptive, e dyta duke marrë qëndrim të qartë pro perëndimorë dhe e treta mbajti një qëndrim të qartë në raport me reformën në drejtësi, shprehu mbështetje ndaj institucionit.

Këto tre pika e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berishës", u shpreh Kadilli pwr “Euronews Albania”.

fatbardh kadilli basha berisha

Lini një Përgjigje