TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2023, 15:54

Lista/ Nga Kuliçaj, Pollo e Oketa, te djali i Olldashit, Basha largon nga Këshilli 19 deputetë dhe besnikët e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Lista/ Nga Kuliçaj, Pollo e Oketa, te djali i Olldashit, Basha largon nga
Basha në Kuvendin Kombëtar

Publikohet lista e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Nga 49 deputetë, Basha ka lënë anëtarë vetëm 30 prej tyre. Po ashtu janë larguar të gjithë ata që  kaluan me Berishën...

Lulzim Basha ka larguar nga Këshilli Kombëtar të gjitha ata që i kanë dalë kundër. Dje u mblodh Kuvendi Kombëtar dhe u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Pas numërimit të votave, sot PD ka publikuar listën dhe bie në sy se janë larguar të gjithë mbështetësit e Berishës.

Nga një vëzhgim i “Pamfletit”, rezulton se Basha ka larguar disa emra të njohur. Në krye të listës është Agron Kuliçaj. Në zgjedhjet e 18 korrikut 2021, Basha e futi atë si anëtar, por te lista e sotme mungon. Kuliçaj njihet i njeriu më besnik i Berishës dhe Basha e ka spastruar. Po ashtu ka larguar të gjithë ish-deputetët që i dolën në krah Berishës, të tillë si Bumçi, Pollo, Oketa, Strazmiri, etj.

Një emër që bie në sy është emri i Glauk Olldashit, djali i të ndjerit Sokol Olldashi, i cili garoi me Bashën për kreun e PD. Edhe Glauku është pozicionuar krah Berishës dhe Basha e ka spostuar. Po ashtu ka dhe emra si Ardian Turku, Aurel Bylykbashi, Julian Deda, apo Osman Mula, të cilët nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Interesantja është se PD tani është me 3 Këshilla Kombëtarë. Në njëri krah është Berisha, i cili ka mbajtur zgjedhje dhe pretendon se ka anëtarët e vet të Këshillit. Kemi Bashën, që sot ka dal me një këshill të ri. Ndërkohë është grupi i Bardhit dhe i disa deputetëve, që njohin këshillin e korriku 2021. Testi final do jetë gjykata. Basha duhet të çojë në gjykatë ndryshimet dhe nëse miratohen, atëherë nuk ka më diskutime.

Elementi tjetër është se Basha ka spostuar dhe deputetët aktualë që janë krah Berishës. Sipas statutit, deputetët janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, por Basha shprehet se vetëm 30 emra bëjnë pjesë. Ndërkohë në Këshillin Kombëtarë të 2021 ishin plot 49. Pra janë 19 të përjashtuar.

Basha po ashtu shpalli veten kryetar të grupit parlamentar dhe tani mbetet të shihet sesi do të veprojë Kuvendi. Nesër nis sesioni parlamentar dhe shihet me interes pozicionimi i deputetëve demokratë.

Disa nga të përjashtuarit nga Basha

1.      Agron Kuliçaj

2.      Albina Deda

3.      Aldo Bumçi

4.      Akil Kraja

5.      Andi Lila

6.      Andon Frrokaj

7.      Arbjola Halimi

8.      Ardian Turku

9.      Aurel Bylykbashi

10.  Dorjan Deliti

11.  Gazment Oketa

12.  Genc Pollo

13.  Gent Strazimir

14.  Gert Bogdani

15.  Glauk Olldashi

16.  Julian Deda

17.  Osman Mula

Lista/ Nga Kuliçaj, Pollo e Oketa, te djali i Olldashit, Basha largon nga
Lista e anëtarëve të Këshillit

Lista/ Nga Kuliçaj, Pollo e Oketa, te djali i Olldashit, Basha largon nga

Lista/ Nga Kuliçaj, Pollo e Oketa, te djali i Olldashit, Basha largon nga

basha keshilli

Lini një Përgjigje