
Pas largimit nga grupimi i Bashës të deputetes së Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Eralda Bano, një tjetër deputet ‘ka hequr dorë’ nga Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Kreshnik Çollaku tha se ka qenë dhe do mbetet deputet i PD-së, dukë nënkuptuar bashkimin me Sali Berishën.
“Unë jam dhe do të mbetem deputet i Partisë Demokratike”, shkruan Çollaku.
Kujtojmë se Bano ka deklaruar se ndasitë brenda PD-së duhet të marrin fund dhe se të gjithë duhet të bashkohen për të mirën e vendit dhe partisë.
“Të dashur qytetarë/ Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!
Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve, simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.
Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.
Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje