TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 22:09

“As Basha dhe as Berisha”, Gjekmarkaj: PD duhet të dalë me një kandidat simbol për kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

“As Basha dhe as Berisha”, Gjekmarkaj: PD duhet të dalë me

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke komentuar situatën e opozitës deklaroi se PD-së i duhet të gjejë një kandidat të ri për kryetar.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se sot PD nuk ka një kryetar partie, teksa shtoi se Partia Demokratike duhet të dalë me një kandidat simbol për kryeministër. Sipas tij kandidat nuk duhet të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, apo Lulzim Basha.

Pjesë nga debati Agron Gjekmarkaj-Arion Sulo:

Gjekmarkaj: Them se PD pas 2 viteve nuk mund të jetë më kurrë ajo që ka qenë më parë. Duhet të mësohemi me forma të tjera të bashkëjetesës së kësaj partie. Sot nuk jemi në gjendje të denjë për t’u përballur me mazhorancën. Në lidhje me deklaratat e SHBA-ve për non-gratat, dua të them se unë kam pasur disa takime me zonjën Kim dhe linja ka qenë e njëjta. ‘Ne duam një opozitë të fortë dhe qëndrimi ynë është i njëjti’. Në lidhje me Berishën mendoj se e ka mbyllur këtë epokë. PD duhet të të nxjerrë një kandidat simbol për kryeministër. Ku nuk duhet të jetë Berisha, jo e jo Basha, se kemi parë 4 herë. Megjithatë Berisha është kontribuues kryesor i opozitës në Shqipëri.

Sulo: Je në qëndrim politik.

Gjekmarkaj: Jo nuk jam në qëndrim politik.

Sulo: Kë kryetar keni sot në parti? Cili është kryetari i PD-së?

Gjekmarkaj: Sot partia jonë nuk ka një kryetar. Ndaj duhet bashkuar opozita dhe të nxjerrë një kandidat për kryeministër.

Sulo: Ju që keni shkuar…

Gjekmarkaj: Na jep recetën ti dhe ta mbyllim debatin dhe emisionin.

gjekmarkaj pd kryeministër

Lini një Përgjigje