TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 22:02

Ultimatumi i amerikanëve, dredhon Bardhi: Nuk jam bashkuar me Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Ultimatumi i amerikanëve, dredhon Bardhi: Nuk jam bashkuar me Berishën

Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e ambasadës së SHBA për zhvillimet brenda PD, ku ndër të tjera theksohej se “nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.”

Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Opinion”,  se e mbështet plotësisht këtë deklaratë dhe qëndrimin e ambasadës amerikane për individët e shpallur “non grata”.

Këtu theksoi se nuk është bashkuar me Sali Berishën, pavarësisht se brenda grupit të PD ka një unifikim. Bardhi nënvizoi se mes SHBA-së dhe Berishës zgjedh të jetë me SHBA-në. Ndërsa mes Edi Ramës dhe Sali Berishës zgjedh të jetë me këtë të fundit.

Unë nuk jam bashkuar (me Berishën). E mbështes 100% deklaratën e SHBA. Kam qenë në studio me ju ditën e parë kur është bërë takimi dhe të kam pohuar ekzaktësisht atë që thotë deklarata. Nuk ka asnjë ndryshim të SHBA sa i përket “non gratave” dhe kjo është një çështje që mua më ndan me zotin Berisha. Mes SHBA-së dhe zotit Berisha unë zgjedh SHBA. Mes zotit Berisha dhe Edi Ramës unë zgjedh Sali Berishën sa kohë është opozitar dhe ka besimin e një pjese të popullit opozitar”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje