TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 21:50

"Drejtimi i Këshillit të Sigurimit, pozitive për Shqipërinë"/ Sejamini: Sherri i Ramës me ambasadorin rus në OKB, banal!

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtimi i Këshillit të Sigurimit, pozitive për

Neritan Sejamini ka folur për drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB nga Edi Rama, të cilën e quajti një ngjarje pozitive për Shqipërinë, por pati disa kritika për kryeministrin i cili e përdori ngjarjen si një platformë për promovimin personal, ndërkohë që sherrin për procedurën me ambasadorin rus e quajti "banal".

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se merita për kryesimin e përkohshëm nga Shqipëria të Këshillit të Sigurimit, nuk është e Edi Ramës por edhe e qeverisë paraardhëse, e cila ka aplikuar që në vitin 2007, për ta arritur këtë përfaqësim.

"Në Këshillin e Sigurimit ka pesë vende anëtare të përhershme. Janë edhe gjashtë anëtare të përkohshëm çdo dy vjet. Të gjithë vendet e botës qarkullojnë. Shqipëria ka aplikuar që në vitin 2007, kur ishte zoti Berisha në qeveri, por frutet i nxorri zoti Rama. Pra, kjo nuk është meritë e zotit Rama, por një proces i gjatë.

Është gjë e mirë për Shqipërinë, është reklamë. Kjo forcon marrëdhëniet tona me SHBA. Përtej kësaj nuk është ndonjë ngjarje e madhe, apo ndonjë ngjarje që do të ketë ndonjë ndikim për Shqipërinë.

Është gjë e mirë në kuptimin e emrit, pozitës ndërkombëtare. Edhe për zotin Rama që përvetëson çdo ngjarje, nuk ia njeh meritat qeverisë së mëparshme, është gjë e mirë, por çdo ekzagjërim që bëhet është pa vlerë. Askush në botë nuk e ka vënë re këtë gjë që ndodhi, por në Shqipëri është bërë si gjë e madhe.

Amabsadori i Rusisë është një milion herë më i rëndësishëm se Rama në OKB. Këshilli i Sigurimit nuk bën asgjë nëse nuk pranon dhe vendos edhe Rusia. Është ekzagjërim edhe roli që zoti Rama kërkon t’i japë vetes. Ajo replika aty nuk është e këndshme dhe diplomatike. Aty po zihej për diçka banale, ma dhe fjalën, s’ma dhe fjalën. Do të ishte më krenare, po të fliste kundër agresionit rus, etj", deklaroi Sejamini

sejamini keshilli i sigurimit sherr okb

Lini një Përgjigje