TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 14:28

Apeli i dha vulën Berishës, Salianji: PD është pronë e anëtarëve, vullneti i demokratëve triumfoi

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën Berishës, Salianji: PD është pronë e

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit e cila i kaloi vulën dhe logon grupimit që deri sot njihej si Rithemelimi, me kryetar Sali Berishën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD është pronë e anëtarëve dhe se vullneti i simpatizantëve triumfoi.

“Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi! Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë”, shkruan Salianji.

Ndërkohë, edhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës kanë festuar pasi gjykata i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit.

Militantët demokratë kanë pritur me këngën e Sali Berishës dhe me valle vendimin e Gjykatës së Apelit, që dha fund zvarritjes në dyert e gjykatave të çështjes së vulës së PD-së.

“O Berishë, o hero krejt Shqipëria ty të do”, “Fitore historike e Partisë Demokratike”, brohorasin simpatizantët në derën e selisë së PD-së, ndërsa në sfond është vendosur kënga për Sali Berishën.

Një prej simpatizantëve shihet me veshje popullore teksa feston vendimin e Apelit.

 

berisha vula salianji pd

Lini një Përgjigje