TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 15:26

Apeli i dha vulën Berishës, Gjekmarkaj: Mori fund tentativa për asgjësimin e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën Berishës, Gjekmarkaj: Mori fund tentativa për

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e PD-së Berishës.

Ai u shpreh se ky vendim, i dha fund një sage që synonte destrukturimin dhe asgjësimin e opozitës.

Gjekmarkaj tha se PD është shtëpia e çdo demokrati. I pyetur nëse në PD ka vend edhe për Lulzim Bashën, Gjekmarkaj u shpreh se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër një regjimi.

“Padyshim është një pikë kthese, merr fund saga e diversionit dhe destrukturimit të opozitës dhe agjesimin e saj.

Përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe kthyen flamurin e PD atje ku i takonte, te demokratët, deputetët, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Kishim një takim miqësor, informal. Ka entuziazëm dhe vetëbesim për të filluar nga nesër betejën me qeverinë, për të kthyer PD-në sa më shpejt në pushtet, ashtu siç e meritojnë demokratët.

Kam dëgjuar kolegët që thonë se presim vendimet e institucioneve, pres të bashkohen me PD. PD është shtëpia e demokratëve. Kryetari ynë është Sali Berisha. Të na bashkohen të gjithë ata që duan të luftojnë Edi Ramën, regjimin dhe narkoshtetin”, tha Gjekmarkaj për “News 24”.

I pyetur se sa do të ndikojë në 2025 non grata e Sali Berishës në SHBA, Gjekmarkaj tha se në pushtet do të vijë Partia Demokratikë.

“Në pushtet do vijë PD, vota e qytetarëve, vullneti i tyre për ndryshim. Kush do të jetë kandidati për kryeministër? Nëse demokratët do votojnë Berishën, pse jo…”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje