
Deputeti i PD-së, Edmond Saho ka deklaruar se për Lulzim Bashën s’ka më vend në Partinë Demokratike pasi Sali Berisha mori vulën me vendim gjykate.
Deputeti demokrat, theksoi nga selia blu, se vula shkoi atje ku duhej pas 3 vitesh përpjekje intensive. Spaho tha se Basha nuk duhet të guxojë t’u ofrojë dorën demokratëve dhe se është shkaktar i vuajtjeve të kësaj partie.
"Ka shkuar atje ku duhet të shkonte, 3 vjet përpjekje intensive vërtetuan atë që kemi thënë që në dhjetor 2021, anëtarësia përcakton se cili është kryetari i partisë dhe kujt i takon vula.
As nuk e mendoj që Basha mund të jetë pjesë e PD pas gjithë këtyre vuajtje që u shkaktoi demokratëve. As nuk duhet ta mendojë që mund të rikthehet në PD, sepse është shkaktari i vështirësive më të mëdha që ka hequr kjo forcë politike.
Mos të guxojë të mendoje së mund tu ofrojë dorën demokratëve dhe mund të gjejë vend në këtë forcë politike”m tha Spaho.
Lini një Përgjigje