
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur nga PS-ja dhe PD-ja për Reformën Zgjedhore. Ai e ka cilësuar e ka cilësuar një Pazar draftin për Zgjedhoren.
Ai tha listat 30% janë të mbyllura dhe nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave, duke theksuar se nëse dikush do kishte mundësi të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme.
Alibeaj u shpreh se ky ligj bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Ky komision ka për detyrë të bëjë transparencë për iniciativë për secilat parti politike, por do duhej të bëjë transparencë edhe për diçka më tepër. Atë që se bërë ju, po bëj unë. Gjysmë orë me parë, në emailit zyrtare tona ka ardhur një dokument, pr.ligj pa numër, pa datë, s’ka të firmosur asgjë nga askush. Ky është propozim i rënë dakord nga dikush me dikë? Ka ardhur në email dhe çdo vëmendje e arsyeshme fillon e mendon që është iniciativë ligjore, duhet të dalë zot dikush. Nuk qenka Gjiknuri. Serioziteti duhet të jetë i tillë, me të vërtetë duhet të bëjmë detyrën tonë për të sqaruar inicitaivat individuale, por s’duhet të jemi hipokritë. Ky është drafti final i arritur nga pazari. Po jap dy pasazhe për të kuptuar njerëzit, pazari është i thjeshte, në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet", tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje