TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 14:47

Refuzimi i 'urdhrit' të Kushtetueses për Xhaçkën, Bardhi: SPAK të marrë masa për Ramën dhe Çuçin

Shkruar nga Pamfleti
Refuzimi i 'urdhrit' të Kushtetueses për
Bardhi thirrje SPAK për Ramën dhe Çuçin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas deklaratave të Bledi Çuçit në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas Bardhit, PS po injoron dhe nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, veprim që sipas tij përbën vepër penale.

Bardhi i bëri thirrje SPAK që të veprojë sa më pare për këtë rast, ndërsa tha se deklaratat e Bledi Çuçit e çojnë vendin drejt mosbindjes civile.

‘Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese praktikisht ne jemi në diktaturë. Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklarate e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile. Nëse secili prej nesh e le në vlerësimin e tij nëse do të duhet apo jo të zbatojë një vendim gjykata këtu ka rënë sistemi

Dua të sjell në vëmendjen tuaj që sot kryetari i PD mbahet në arrest për shkak se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykata. Ndërkohë Rama për ti ardhur në mbrojtje shkeljes së ligjit nga një shoqe ose shok siç tha Çuçi jo vetëm nuk pasoja të ngjashme, por me arrogancë ja thonë publikut me arrogancë.

Thirrja ime shkon për SPAK që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale. Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë i mazhorancës dhe unë pres që të ndiqet i njëjti standard.’, tha Bardhi.

Ju rikutojmë se paraditen e sotme, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i doli kundër vendimit të Gjykatës Kushtetese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

“Nuk kemi frikë, do votoj si të më dojë mendja mua”, kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi sa i takon ‘urdhrit’ të Gjykatës Kushtetuese për t’i dërguar mocionin për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi gjithashtu hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Në një kohë kur kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi foli për një dakordësi me PD-në, Bardhi tha se Rama nuk po lejon realizimin e një reforme kuptimplotë.

“Kemi ndarë në 2 fashat ndryshimin e Kodit Zgjedhore, faza e parë është Reforma Zgjedhore që Rama i bën bllok nuk lejon realizimin e një reformë kuptimplotë, siç thotë OSBE ODIHR, që do duhet të përfshijë zbatimin e përpiktë të rekomandimeve të OSBE-ODIH dhe faza e dytë është ajo e zbatimit të vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë krijuar boshllëk në Kodin Zgjedhor, që është vota jashtë territorit të Shqipërisë dhe shpërndarja e mandateve, ne kemi shprehur gatishmërinë e plotë të ndërmarrim iniciativën që të plotësohet boshllëku i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Deklaratën e tij, Bardhi e mbylli duke ia bërë të qartë mazhorancës se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk “është i pakushtëzuar me asnjë çështje tjetër sepse përndryshe shembet piramida sesi funksionon një shtet ligjor”.

bardhi xhaçka spak rama

Lini një Përgjigje