TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 15:50

Gara në Himarë, Berisha me Metën, Dulen dhe Ndokën bëhen bashkë përballë PS

Shkruar nga Pamfleti

Gara në Himarë, Berisha me Metën, Dulen dhe Ndokën

Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht.

Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ, duke bërë bashkë kështu Berishën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Gara në Himarë, Berisha me Metën, Dulen dhe Ndokën

Ndërkohë sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Dje KQZ regjistori 11 parti.

Projektvendimet e miratura janë:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politke “Partia Republikane Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Fryma e Re Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9.      Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10.  Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11.  Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

Lini një Përgjigje