Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili po merr pjesë në Komisionin e Ligjeve, ka shprehur kritika për draftin e dakordësuar mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore.
Sula tha se drafti ka mbërritur vetëm gjysmë ore para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe as nuk kanë pasur kohë që ta diskutojnë.
Ai theksoi se gjithçka është vulosur më parë dhe diskutimi është i pavlefshëm. Sula e krahasoi me skenarin e prillit 2008 dhe tha se po përsëritet e njëjta gjë.
"S’ka asnjë lloj logjike, që unë e mësoj gjysmë ore para, skam pasur mundësi ta lexoj pr.ligjin që është depozituar nga PS dhe PD.
Gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu. Nisma të tjera që do diskutohen sot janë totalisht kot. Votimi i 21 prillit 2008, më kujtohet mirë kur ishte kryetari i komisionit Rusjmali dhe u diskutua me shpejtësi të madhe, thjesht anëtarët e komisioneve të ligjeve ngrinin dorën. E njëjta skene po përsëritet në 2024, të diskutojmë çfarë tha Mediu, na jepni kohën që t’i lexojmë dhe t’i diskutojmë nesër", tha Sula.
Lini një Përgjigje