TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2024, 21:36

Akuzat e ‘Rai3’ për Shqipërinë, Salianji: Qeveria 'Rama' turp për Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e ‘Rai3’ për Shqipërinë, Salianji: Qeveria

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për intervistën e Edi Ramës në RAI 3. Sipas tij asnjë nuk do të sulmojë kryeministrin, por krimi në Shqipëri po shqetëson dhe vendet evropiane çka po pasqyrohet dhe në media.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, Salianji tha se me gjithë këto akuza duhet të ishte dorëhequr gjithë qeveria.  

"Sot kishte te gazeta Bild. Sulmet ndaj qeverisë së Ramës, raportimet në mediat prestigjoze kanë nisur për shkak të shqetësimit që sjell kriminaliteti i asaj që ndodh në Shqipëri, që eksportohet më pas në vendet e BE.  E përcakton Durrësin si qendër tranziti për trafikun e drogërave e të forta, e përcakton Shqipërinë si vend burimi për kanabisin, vend tranziti për trafikun e qenieve njerëzore. Në një vend normal kur jep dorëheqjen një qeveri. Nëse do ishim në një demokraci në zhvillim, a mban përgjegjësi qeveria për gjithë atë që ndodh", tha Salianji. 

salianji

Lini një Përgjigje