TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 23:01

Agron Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj ambasadorëve: U kalua çdo kufi i ligjit, pse nuk reagojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Agron Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj ambasadorëve: U kalua

Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, ngriti pikëpyetje lidhur me mungesën e një reagimi nga ana e ndërkombëtarëve për situatën e tensionuar sot në Kuvend, ku pati edhe përplasje mes deputetëve dhe policisë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Gjekmarkaj shprehu habinë e tij, duke shtuar se nuk dinte se çfarë duhet të ndodhë tjetër që të reagojnë ambasadorët.  

Ku janë ambasadorët? Sot ndodhi ajo që nuk imagjinohej! U kalua çdo kufi i ligjit i cili mbeti si kufomë në oborrin e Kuvendit të Republikës! Policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futen si në shtetet që sundohen nga juntat në oborrin e Kuvendit duke cënuar integritetin e deputetëve!

Atyre, atij deputetit Luan Baçi, një polici e keqpërdorur u tregoi armët! Policia kundër deputetëve është përdorur nga Pinoçeti kundër deputetëve kilianë!

Një gardë lepe peqe e Qeverisë po ashtu keqtrajtoi deputeten Elda Hoti! Një rregullore dhune e miratuar dhunshëm ka dënuar opozitën të gjithën që mos të ketë pluralizëm!

Çfarë duhet të ndodhë që ambasadorët të flasin pikërisht për atë që kanë për zemër, ligjin, kushtetutën, demokracinë, tolerancën, liberalizmin apo integrimin? Kur do të flasin, nesër?”, shkruan Gjekmarkaj.

gjekmarkaj

Lini një Përgjigje