
Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kreu i PD, gjatë një interviste për “Quo Vadis”, hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
Sipas tij në përgjimet e Encro Chat kanë dalë emra të zyrtarëve më të lartë të vendit që bisedojnë me krimin.
Po ashtu ish-kreu i qeverisë ka folur dhe për fatin e Ervis Martinajt, ku deklaroi se e kanë vrarë. Madje ish-kryeministri Berisha drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë, duke thënë se është Edi Rama ai i cili ka porositur vrasjen e Martinajt.
“Ju e patë publikimin e fundit të gazetarit Elton Qyno, i cili faktonte nga bisedat e bëra midis bandave se porositësi i vrasjes së Ervis Martinajt ishte vetë Rama. “E ke politike”, i thoshte Bajraj Ervis Martinajt dhe ky i thoshte se “partia jote po më dënon”. Pasi Rama e paralajmëroi se ta dimë targën dhe ta do merrem personalisht, Rama angazhoi policinë mbase si ekzekutorë, mbase kanë qenë banditë. Ai u nda në fund me një oficer policie. Kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ekstraligjore, ekstrakushtetuese”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje