TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 22:06

SPAK i ka zbuluar miliona, Berisha vijon të pretendojë se bën jetë ‘modeste’: Kam vetëm 100 mijë euro në llogari

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i ka zbuluar miliona, Berisha vijon të pretendojë se bën

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të deklarojë se ai nuk jeton në luks, por bën një jetë modeste si të gjithë ne.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Berisha tha se ai dhe bashkëshortja e tij kanë vetëm 100 mijë euro në bankë dhe 40 metra katror më shumë se në diktaturë.

Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij disponojnë 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra katror më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë. Nuk ka përfituar kurrë asgjë më shumë. Familjarët e tij kanë të ardhura krejtësisht të ligjshme dhe të gjitha transparente. Edi Rama me mercenarët e drejtësisë, përdorin si akuzë për fakte për korrupsion pasiv, dokumente të bëra publike, të deklaruara nga vajza ime për kujdes shëndetësor apo pushime që kemi kaluar sëbashku, apo pagesa bamirësie që Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë bërë për tre familje në nevojë për fëmijë autikë, për tu trajtuar në qendër e autizmit, e ngritur dhe e drejtuar nga Argita Berisha, pa asnjë qindarkë shpërblim. Këto ishin faktet e një grupi amoral njerëzish. Siç e sheh, kjo bën krenar të gjithë ata që shkojnë në Parlamentin Europian”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje