TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 22:11

“Liria” në duart e gjyqtares Flojera Davidhi, Berisha: Nuk kam asnjë iluzion

Shkruar nga Pamfleti

“Liria” në duart e gjyqtares Flojera Davidhi, Berisha: Nuk kam

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mbylljen e dosjes së tij nga SPAK dhe dërgimin në GJKKO.

I pyetur në “Quo Vadis” për gjyqtaren Fjorela Davidhi që ka në dorë dosjen e tij, Berisha tha se nuk ka ndonjë shpresë te drejtësia, teksa theksoi se nuk ka bërë asnjë shkelje.

-Ç’mendim keni ju për gjyqtaren Flojera Davidhi? Mendoni se do të marrë një vendim të drejtë?

Berisha: Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shterpe asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtarë që kanë firmosur dokumentet, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin.

Lini një Përgjigje