
Adriatik Lapaj, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka nisur të hënën në mbrëmje një protestë të vetmuar përpara Kryeministrisë, duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për ndërhyrje brutale ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një akt simbolik që ai e cilëson si “nisje qytetare pa ndërprerje”, Lapaj vendosi një karrige në bulevard, duke deklaruar se do të qëndrojë aty ditë e natë deri sa të zgjohet reagimi shoqëror.
Në një deklaratë publike, Lapaj tha se kjo protestë vjen pas tre vitesh largimi nga sheshet, duke e konsideruar 8 Dhjetorin si një datë me ngarkesë historike që sot po shkon në heshtje, pa zë, pa reagim dhe pa përgjegjësi. Ai kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës dhe e akuzoi këtë të fundit se ka ndërmarrë një sulm politik ndaj sistemit të drejtësisë, në një kohë kur më 12 dhjetor pritet një vendim i rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese.
“Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore që rrëzoi komunizmin. Kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat ndaj gjithçkaje që po ndodh. Por nuk ndodhi asgjë. Ndaj jam rikthyer, për të protestuar si qytetar. Jo me dreka e darka, por me karrige e këmbë në tokë. Do jem këtu ditë e natë. Dhe kjo s’është vetëm simbolikë, është detyrë”, u shpreh Lapaj.
Ai paralajmëroi se të martën do të dorëzojë në polici kërkesën zyrtare për zhvillimin e një proteste më të gjerë, ndërsa shprehu besimin se në ditët në vijim qytetarët do t’i bashkohen. Lapaj e cilësoi veten si “protestues i përjetshëm” dhe deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke i bërë thirrje shoqërisë të mos qëndrojë më indiferente.
Po ik o Llape se le nam..
Nuk je vesh mir o trrim, per proteste dite-nate!
Pa start ska finish,ndaj mos u terhiqe????.
Sa të jesh ti aty, nuk vijmë Ne. Sa të jetë Foltoria e Saliut aty, do vijnë jo më shumë se 500 vetë. Në fakt, këto demostrime kastije sajohen: për të dhënë mesazhin se, qytetarët nuk protestojnë se ndjehen rehat me qeverisjen Rama.
Ne te gjitha kombet mbiemri tregon dicka nga origjina e nofka e fisit. Edhe ky surrat i pa vlere e ka mbiemrin Llapa nga llapa llapa llapa. Nuk ka me te shpifur pa moral qe ben llapa llapa neper studio.