TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 22:45

Salianji i përgjigjet Berishës: S’kam axhendë personale! Rama nuk largohet me muzikë, sheshi bosh

Shkruar nga Pamfleti

Salianji i përgjigjet Berishës: S’kam axhendë personale!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, i cili takimet e tij me demokratët i ka quajtuar axhendë për interesin e tij personal. Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se i vetmi interes i tij është që të bëjë çdo përpjekje për largimin e Edi Ramës, ndërsa thekson se PD ka nevojë të ristrukturohet.

Kam vetëm axhende publike, axhendat private janë jopublike minimalisht. E vetmja axhendë personale që kam është të largoj qeverinë dhe do bëj çdo përpjekje pasi Rama e ka kthyer private çështjen me mua duke me burgosur. E vetmja gjë personale që mund të kem, në kuadrin politik, është që Rama të largohet një orë e më parë. Takimi ka qenë publik, me gjithë strukturat e PD në Durrës. Demokratët janë zhgënjyer për shkak të braktisjes, neglizhencës, mos marrjes së mendimit, mosdëgjimit të vendimmarrjeve”, tha Salianji.

Edhe pse sot mori pjesë në protestën e Berishës para kryeministrisë, Salianji e kritikon këtë format proteste duke thënë se Rama nuk largohet me muzikë.

Me muzikë nuk largohet Rama, nuk është xhind. Duhet reagim i fortë. Ca më duhen mua funksionet, kur shohim që kemi pak njerëz, na mungon një bulevard me njerëz, PD edhe kur ka qenë e përçarë, kur ka lajmëruar protestë, bluevardi ka qenë plot”, tha ai.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Në Prill keni zgjedhjet për Kryetar të PD, apo jo? Ti do jesh kandidat për kryetar të PD. Në fund fiton Ti?

    Lini një Përgjigje