TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 22:19

"Rama vendosi diktaturën", Berisha: Mbi 1.1 milion shqiptarë u larguan nga vendi

Shkruar nga Pamfleti

"Rama vendosi diktaturën", Berisha: Mbi 1.1 milion shqiptarë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tregoi statistikat të cilat vërtetojnë se me ardhjen e Ramës në qeveri nisi shpopullimi.

Ai tha se Rama vendosi diktaturën, ndërsa shtoi se nga viti 2014-2023 janë larguar 1 mln e 99 mijë shqiptarë.

“U kalua nga tranzicioni në diktaturë. Edi Rama vendosi diktaturën. …E dorëzova Shqipërinë në një kohë kur nga 2007 në 2014 sipas INSTAT banorët u rritën nga viti në vit. Në periudhën kur qeverisi PD, nga 2007 në 2014 kishte rritje graduale.

Nga 2014 në 2023 janë larguar në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Kjo është statistikë e EUROSTAT. Pra nuk llogariten ata që u larguan në SHBA, Kanada, Australi, Lindje e Mesme, Norvegji etj. Vetëm të rinj 700 mijë janë larguar”, u shpreh Berisha për “Syri Tv”.

 

 

Lini një Përgjigje