TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 21:31

A përfitojnë zyrtarët e korruptuar nga Amnistia Penale? Përgjigjet deputeti Qefalia

Shkruar nga Pamfleti

A përfitojnë zyrtarët e korruptuar nga Amnistia Penale?

I ftuari i sotëm në podkastin “Të Pashoq” është deputeti socialist Xhemal Qefalia. Ai do të flasë për situatën politike, por sidomos për atë që po ndodh në PS.

I pyetur pse Partia Socialiste u tërhoq nga ligji për Amnistinë Penale, deputeti i PS tha arsyeja ishte sepse nuk kishin numrin e votave.

Ai shton se të gjitha amnistitë kalojnë në Kuvend me një kuptim të plotë, nuk mund të kalojnë vetëm me një kah politik. Të detyron edhe rregullorja e Kuvendit që Amnistia votohet me 84 vota dhe ne nuk i plotësonim.

Qefalia thekson se PS i dha sërish mundësinë opozitës, PDIU-së dhe partive të tjera që të bien dakord për miratimin e ligjit për Amnistinë. Ai shton se PS u ka bërë apel të votuar të gjithë deputetëve.

Ndërsa i pyetur nëse do përfitojnë zyrtarët e korruptuar nga miratimi i Amnistisë, deputeti i PS u shpreh se opozita nuk ka dalë me asnjë emër konkret dhe ne nuk po favorizojmë të dënuar nga Gjykata. Ai shton se Amnistia nuk bëhet për emra nominalë por bëhet për vepra penale.

 

Lini një Përgjigje