TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 14:53

“A keni dijeni që Edi Rama ka bërë KRT?”/ Balla përplaset me Malltezin në GJKKO për "Partizanin"

Shkruar nga Pamfleti
“A keni dijeni që Edi Rama ka bërë KRT?”/ Balla
Balla-Malltezi

Janë zbardhur detaje nga dëshmia dhe përgjigjet e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku ai është paraqitur në cilësinë e kallëzuesit në çështjen “Partizani”.

Gjatë seancës, Jamarbër Malltezi riktheu në vëmendje rolin e kryeministrit Edi Rama në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, duke ngritur çështjen e vendimmarrjes si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRT).

I pyetur për këtë, Balla deklaroi se nuk ka dijeni për një vendim të tillë, por theksoi ndryshimin që ka pësuar zona në fjalë, ku sipas tij, nga fusha sportive janë ndërtuar godina të shumta.

Çështja lidhet me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, për të cilin ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë nën akuzë.

Pyetje-përgjigje

Malltezi: A keni dijeni se shtetasi Edi Rama ka bërë KRT?

Balla: Unë i qëndroj asaj qe kam bërë në kallëzimin tim. Nuk kam dijeni për këtë vendim. Aty ku ishin 17 fusha sportive sot janë 17 kulla të ndërtimit.

Malltezi: Keni përmendur krijimin e një shoqërie tregtare. Çfarë fakti kriminal ka?

Balla: Shoqëria "homeplan" u krijua nga një individ i vetëm. Pasi u ndërtuan 17 kulla u bë me aksionerë.

Malltezi: Ju thoni që Malltezi është në pronësi të 140 m2.

Balla: Nga investigimet e bëra në media, ka rezultuar se Malltezi ishte 1/64 pjesë dhe jeni zgjuar me 60 % të pronës në fund.

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Balla, e para qe more guximin te perballesh me keta mostrat, se dhe te vrasin keta. Pse duan te perfshijne edhe Ramen ne kete loje, tregon sa PLERA e TE PABESE jane . Po per Aferat me FAZLLIQIN, ku eshte e perfshire ARGJITA, e CAR BERISHES, sic i pelqen ta quajne, eshte i perfshire dhe RAMA. Sejcili pergjigjet per vete.

    Lini një Përgjigje