
I ftuari i sotëm në podkastin “Të Pashoq” është deputeti socialist Xhemal Qefalia. Ai foli për situatën politike, por sidomos për atë që po ndodh në PS.
I pyetur lidhur me situatën aktuale brenda Partisë Socialiste, deputeti i PS shprehet se ne e laburojmë kritikën, ka deputetë që në mbledhje grupi por edhe në seanca Parlamentare nuk bien dakord me shumë drafte ndaj ndërhyjnë me ndryshim amendamentesh dhe ligji.
Ai tha se përplasjet nuk janë në natyrën e PS por ka diskutime në çdo takim. Qefalia thekson se edhe PS merr goxha kritika në terren dhe nuk themi që jemi më të mirët. Brenda selisë rozë ka sugjerime dhe vërejtje, gjithashtu zhvillohen debate të brendshme.
-Si është situatë në PS?
Ne jemi një parti e elaburojmë kritikën. Ka deputetë që në parlament nuk janë dakord me shumë drafte dhe ndërhyjë në ndryshimin e tyre.
-Në retorikë nuk është se kemi parë ndonjë përplasje?
Unë nuk e di se çfarë quani ju përplasje, por quani si duket ato me leva dhe qysqi. Por nuk është në natyrën e PS që të marrë kazma, lopata, varre, shkallë.
-Nuk ka pakënaqësi në Selinë Rozë?
Po si nuk ka. Ka veprime që kontestohen, diskutohen, krijohen vërejtje e sugjerime. Ne jetojmë me qytetarët. Unë jam deputet i terrenit dhe marrim kritika mbi mosrealizimet për mënyrën si funksionon një drejtori. Këto bëhen problem. Nuk shkon si thika në gjalpë. Ka vërejtje, ka pakënaqësi. Më besoni që zhvillohet një debat i brendshëm.
Lini një Përgjigje