TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 22:43

A do të tërhiqet Berisha nga kreu i PD-së? Hasimja zbulon dy opsionet që kanë demokratët!

Shkruar nga Pamfleti

A do të tërhiqet Berisha nga kreu i PD-së? Hasimja zbulon dy

Politilogu Ermal Hasimja i ftuar në podcastin “TëPashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, analizoi mundësin e largimit të Sali Berishës nga kreu i Partisë Demokratike pas humbjes së turpshme në zgjedhje.

Hasimja tha se Berisha nuk do të japë dorëheqjen, por përkundrazi do të mundohet ta konsolidojë pozitën e tij brenda partisë, aq më tepër pas spastrimit që i bëri asaj. Politologu shton më tej se dy rrugë ka PD-ja tani, ose të riorganizohet duke ndryshuar komplet lidershipin, ose të vijojë të fundoset edhe më poshtë.

“Vështirë se priste njeri që Berisha të jepte dorëheqjen pas daljes së rezultatit. Njerëzit e prisnin që PS-ja të fitonte me 7171 deputetë por je me kaq rezultat. Kur vijmë te pjesa e Berishës ai ka të drejtën e tij të mbajë pushtetin brenda PD-së. Ai mendon se e mira e opozitë është ai vetë. Janë dy gjëra të ndryshme, interesi i PD-së dhe Shqipërisë dhe interesi i Berishës. Berisha ka të drejtë të qëndrojë aty deri sa ta lejojnë.

Unë mendoj se këtë herë PD-ja ose do të pësojë rënie më të madhe sepse ka demoralizimi. Ose pastaj do të ketë, se dy gjëra mund të ndodhin; demoralizim dhe braktisje, ose një lloje përpjekje për ndryshim të lidershipit aty brenda. Kjo lëvizje është e vështirë sepse njerëzit që ndodhen aty brenda janë njerëz që i ka futur Sali Beirsha. Nuk është i mjaftueshëm vetëm guximi”, tha ai.

Lini një Përgjigje