TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 22:20

Rezultati i 11 majit, Kokalari-Berishës: Po t’i kishe qëndruar besnik bisedës me mua, sot do ishte fitues

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati i 11 majit, Kokalari-Berishës: Po t’i kishe qëndruar

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me ecurinë e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Sali Berisha dhe koalicioni i tij PD-ADSHM ka regjistruar humbjen e rradhës.

Kokalari zbulon një nga arsyet kryesore të humbjes së koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ duke i kujtuar kreut të PD-së diskutimet gjatë periudhës së Foltores së dikurshme.

Kokalari thekson se tani, për shkak të mosbesnikërisë së tij ndaj parimeve të hershme, humbi jo vetëm zgjedhjet, por as non grata nuk iu hoq.

“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur besnik asaj çfarë diskutuam përpara foltoreve, sot do të ishte kryeministri i sapozgjedhur. Tashti, humbi dhe zgjedhjet dhe non-grata nuk i'u hoq. Humbës në të gjitha frontet!”, shprehet Kokalari.

Rezultati i 11 majit, Kokalari-Berishës: Po t’i kishe qëndruar

Lini një Përgjigje