
Analisti Fitim Zekthi në podcastin ‘Të Pashoq’ tha se Partia Demokratike ka një narrativë të vetën për mënyrën se si i bën gjërat. Zekthi tha se ne e denim se çfarë do të prodhonte 11 maji, përfshi edhe rezultatin, pasi nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes 78 apo 83 mandateve. Zekthi u pyet nëse pret që në PD të ketë ndryshim pas humbjes së 11 majit, ndërsa theksoi se nuk pret asgjë që të ndodhë për faktin se i vetmi që ka potencial për të bërë ndryshimin dhe nuk do e bëjë është Sali Berisha.
Pse humbi kaq thellë PD me Sali Berishën në krye dhe fitoi PS me Edi Ramën në krye?
Nuk arriti të bëhet mbartëse e shpresës për njerëzit, humbi se ka probleme të sajat të brendshme, humbi sepse nuk arriti të bënte një aleancë me njerëzit, dhe mbi të gjitha humbi se nuk arriti të bindë se do të bëjë ndryshimin. Berisha ka përgjegjësinë e tij më të madhe, por përgjegjësia është mënyra se si PD funksion prej të paktën 15 vitesh. Bëri truke elektorale, i mbuloi problemet që nga viti 2009. Nuk fiton dot pa ndryshuar, kjo nuk u kuptua nga PD që prej vitit 2009.
Do të kishte një rezultat ndryshe nëse do të ishte dikush tjetër në krye të PD-së?
Berisha mbart aureolën e njeriut të konsumuar. Berisha kishte pëlqyeshmërinë 25-30 % dhe mospëlqyeshmërinë 65-70%. Në këto kushte bëj çfarë të duash nuk fiton dot zgjedhjet. PD sulmoi SPAK, sulmoi reformën në drejtësi, përdorimi i gjuhës së dhunës, nuk prodhojnë ndryshimj. Kushdo që të ishte në krye të PD-së, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku apo ndonjë tjetër, nëse do të përdorte narrativën e Berishës do të humbiste, ndoshta jo kaq thellë, por do të humkbiste. Një opozitë nuk ekziston për të denoncuar korrupsionin. Qeverinë mund ta denoncojë edhe një media, ndërsa opozita duhet të përdorë gjuhën e duhur dhe të bindë njerëzit që të votojnë për ndryshimin.
Berisha nuk ka ndërmend të largohet. Nga ana tjetër nuk kemi parë ndonjë zë të fortë që të kërkojë largimin e Berishës. Pritet një analizë në vjeshtë sikundër thuhet. Prisni ndonjë zhvillim?
Nuk pres dhe as nuk duhet të presim. PD ka ca nevoja të brendshme. Përballë Berishës janë të gjithë të humbur, duke e ditur këtë gjë, ata nuk do të bëjnë asgjë. I vetmi që ka potencialin që mund të reformojë PD dhe që nuk do e bëjë, është vetë Berisha.
Shoqëritë dhe anëtarësia e PD kanë nevojë për narrativa për tu mbajtur me gajret. PD ka një fizionomi të vetëm, ka një filozofi të vetëm, një mënyrë që i bën gjërat. Çdo gjë në këtë Botë është një system. Partia është një system dhe çdo sistem funksionon me parimet e sistemit, që mund të mbijetojë duke u riprodhuar me elementët brenda sistemit. Kush del kundër sistemit e ha vetë sistemi. Ndaj edhe unë them që i vetmi që e ka potencialin për ta bërë këtë gjë është Berisha, edhe pse nuk do e bëjë sepse nuk do të mund të dalë kundër. Sistemet janë të forta, nuk ndërrohen kollaj.
Lini një Përgjigje