
Politologu Roland Bejko në podkastin ‘Të Pashoq’ e konsideroi qëndrimin e Ilir Alimehmetit që kërkon rinumërimin e votave preferenciale në Tiranë si një reagim që jo vetëm synon të vendosë në vend dinjitetin e tij, por si një kundërshtim ndaj Sali Berishës. Bejko tha se Alimehmeti foli me aktin e tij që kërkon rinumërim votash, një formë kjo që nuk i intereson aspak Berishës në këtë moment, pasi i rrëzon kauzën e tij për atë që e konsideron si ‘farsë zgjedhore’.
A do të dalin emra që do të kërkojnë largimin e Berishës si kryetar i PD-së?
Ilir Alimehmeti ka reaguar në formën që nuk do Sali Berisha të reagohet në këtë moment. Alimehmeti ka folur me aktin që kërkon rinumërim votash do t’i thyejë Berishës kauzën. Ata thonë se vota është tjetërsuar, por Berisha nuk pranon që komisionerët e tij kanë manipuluar votat. Kjo i rrëzon kauzën Berishës.
Alimehmeti po vendos në vend dinjitetin e tij. Dhe Aulon Kalaja, i cili mbështetet nga PLL, kërkon rinumërimin e votave.
Tani ky rinumërimi do të tregojë se komisionerët e PD kanë tjetërsuar votat. Këtë e kanë bërë në bashkëpunim me kolegët socialistë. Ne do të shikojmë se çfarë ka ndodhur kur të rinumërohen votat. Berisha thotë se ata që vjedhin dhe manipulojnë rezultatin janë Edi Rama dhe makineria e tij dhe nëse zbulohet se numëruesit e PD dhe të Edi Ramës kanë tjetërsuar votat atëherë procesi bie, bie edhe misioni i Berishës, bie edhe ajo që thotë se është në krye të PD-së si misionar.
Lini një Përgjigje