TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2025, 21:03

Jorida Tabaku në krye të PD-së? Bejko zbulon në “TëPashoq” kush mund ta rrëzojë Berishën nga “froni”!

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku në krye të PD-së? Bejko zbulon në

Në podcastin “TëPashoq” në kanalin në “Youtube” të Pamfletit, demokrati Ronald Bejko foli për emrin e kandidatit që mund t’i zërë vendit Sali Berishës, në krye të Partisë Demokratike.

Bejko tha se drejtimin e PD-së do ta marri i pari person i cili do të marrë guximin t’i dalë kundër Berishës dhe t’i thotë që ka ardhur koha për t’u larguar. Sa i takon emrit të Jorida Tabakut, Bejlo tha se nuk e sheh si opsion për të marrë drejtimin e PD-së, pasi ajo nuk futet në luftë me të mëdhenjtë.

“Në parantezë po them këtë: Unë mendoj se lideri i ardhshëm i PD-së dhe i opozitës shqiptare, që do ta trondisë politikën shqiptare dhe ta bëjë Ramën ta marrë seriozisht politikën – sepse sot ai nuk e merr seriozisht, sidomos me këto rezultate që ka marrë – do të tallet me parlamentin. Duhet të jetë një person që guxon sot t’i dalë përballë Sali Berishës. Kushdo që guxon t’i thotë Berishës: “Ju ka mbaruar mandati i të qenit kryetar.” Duhet t’i thotë: “Ti e ke mbajtur peng PD-në,” ose, në një gjuhë më të moderuar, që Berisha është në krye të PD-së në mënyrë të paligjshme. Tani, sa kohë i duhet Berishës për të vërtetuar masakrën zgjedhore, siç thotë ai – një muaj, dy muaj? – dhe në momentin që mbaron grumbullimi i fakteve, duhet t’i thuhet të ikë, nëse nuk ka reagim mbi provat e paraqitura. Në rast se brenda gjashtë muajve Berisha merr nga PE-ja, DASH-i ose gjykatat shqiptare një reagim pozitiv që i pranon akuzat e tij për masakër zgjedhore, atëherë po, Berisha ka të drejtë. A e bën dot Tabaku këtë gjë? Unë mendoj se e bën dot. Tabaku është shumë e mirë si teknicienne, por nuk ka kurajën për t’u përballur me të mëdhenjtë. Tabaku është e mirë, po t’ia hapësh rrugën dhe ta vendosësh atje, e bën shumë mirë atë punë. Në një farë mënyre, një Lulzim Basha plus. Domethënë, e do gati nga Berisha”, tha Bejko.

Lini një Përgjigje