
Demokrati Roland Bejko ishte i ftuar në pjesën e parë të podcastit “TëPashoq” në kanalin në “Youtube” të Pamfletit, ku foli për zërat që po kundërshtojnë Berishën brenda PD-së duke kërkuar rinumërimin e votave brenda partisë.
Sipas Bejkos, një nga arsyet se pse Berisha kërkon t’i shtyp këto zyra brenda PD-së është sepse ka hallin e gjyqit për dosjen “Partizani”. Ai theksoi se zhurmat e brendshme nuk i duhen në një moment të tillë, pasi Berisha do të fokusohet vetëm te problemet me gjykatën.
“Në këtë situatë, nisur edhe nga kërcënimi që u është bërë atyre, kur u tha: "Do t’ju zëmë ne me dru," sepse kështu përkthehet mesazhi i avokatit të familjes Berisha. Tani, a është fjala e Berishës apo e dikujt tjetër që ia ka thënë atij ta thotë këtë, nuk e di, por dikush nga PD-ja duhet të dalë të distancohet prej saj. Nëse nuk bëjnë distancim, atëherë situata është shumë serioze. A e di pse nuk bëjnë zë? Ata nuk shqetësohen për vota apo për statut. Ata e kanë hallin me gjykatat, sepse sapo është caktuar trupa gjykuese për të shqyrtuar dosjen "Partizani" dhe ata nuk kanë më nerva të dëgjojnë presione të brendshme nga partia. Ku e kanë hallin ata dhe ku e kanë hallin demokratët? Halli i familjes së Berishës nuk ka fare lidhje me atë të demokratëve. Demokratët duan të marrin pushtetin”, tha Bejko.
Lini një Përgjigje