TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 20:00

“A do ta burgosni Sali Berishën?”, Spartak Braho kujton përgjigjen e Fatos Nanos sapo doli nga qelia

Shkruar nga Pamfleti

“A do ta burgosni Sali Berishën?”, Spartak Braho kujton

Ish-deputeti Spartak Braho thotë se nuk ka ngjashmëri mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho kujtoi edhe fjalët e Fatos Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.

Nuk ka ngjashmëri me Nanon. Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Proceset që ndiqeshin në Itali për ministrat italianë u pushuan të gjitha. Për çfarë mbahej Nano në burg?! Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën? Jo tha nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën”, tha Braho.

 

Lini një Përgjigje