
Deputetit i PD-së Gazment Bardhi në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, e quajti standard të dyfishtë vendimin e Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.
Sipas tij në rastet kur bëhet fjalë për deputetët e mazhoracës, Këshilli i Mandateve nuk ka pranuar që t’ju hiqet imunitetit dhe e kundërta ndodh kur bëhet fjalë për deputetët e opozitës.
Më tej ai shtoi se dosja e Berishës, e ardhur në Kuvend nuk është e plotë dhe sipas tij nuk paraqet asnjë provë për t’i hequr imunitetin.
“Ne nuk jemi jashtë realitetit, në të gjitha diskutimet tona kemi analizuar dhe veprimtarinë e djeshme të këshillit të mandative. Shpreh keqardhjen për standardet e dyfishta që ndjekin kolegët e mazhorancës, kur bëhet fjalë për deputetët e mazhorancës ka efekt imuniteti, kurse kur bëhet fjalë për deputetë të opozitës nuk ka rëndësi çfarë shkruan kushtetuta, por mjafton vullneti politik i Edi Ramës.
Në gjykimin tonë, gjykuar dhe në praktikë që ky kuvend ka ndjekur në rastet e mëparshme, ndalimi për të lëvizur jashtë vendit dhe paraqitja, duhet të autorizohet nga kuvendi. Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por dje në mbledhjen e Këshillit është marrë një vendim i parregullt.
Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të Kushtetutës, dhe ai autoritet është jep apo nuk jep autoritet për heqjen e imunitetit. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon. I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe as forcimit të besimit të prokurorisë te njerëzit”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje