TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2024, 11:42

20-vjetori i themelimit të LSI-së, Meta akuzon Kryemadhin në TikTok se u ble nga Rama: Përfunduan si patronazhistë

Shkruar nga Pamfleti
20-vjetori i themelimit të LSI-së, Meta akuzon Kryemadhin në
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta sot përmjes një video në TikTok ka uruar anëtarët dhe mbështetësit e partisë në 20-vjetorin e themelimit.

Presidenti i Partisë së Lirisë, nëpërmjet një videoje të filmuar pranë liqenit, shprehet se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe garantoi dy rrotacione demokratike në vend.

Meta nuk kursen as akuzat ndaj Monika Kryemadhit, të cilën e bën përgjegjëse për ‘shitje të mandateve’.

“Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste.

Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen! Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.

Konventa historike e 27 prillit ishte një moment madhor për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë”.

@ilirmetazyrtar

Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit.

♬ original sound - Ilir Meta

meta kryememadhi rama

Lini një Përgjigje