TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2023, 16:27

14 maji/ Këlliçi mesazh qytetarëve: Kërkojini llogari kryebashkiakut, është i punësuari juaj

Shkruar nga Pamfleti

14 maji/ Këlliçi mesazh qytetarëve: Kërkojini llogari

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka kërkuar nga qytetarët që t’i kërkojnë llogari kryetarit të bashkisë.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një video nga vizita dje në Kombinat. Këlliçi ka bërë një premtim se do të sjellë transportin falas në urbanët e kryeqytetit. Ndërkohë në postim ai deklaron se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

Kryebashkiaku është i punësuari juaj. E paguani për t'ju shërbyer, prandaj nuk duhet të hezitoni fare t'i kërkoni llogari e ta qortoni sa herë ta keni përballë.

Me kryebashkiakun duhet të flisni pa drojë dhe jo nëpërmjet personave të tretë.

Unë jap fjalën e nderit se si kryebashkiaku juaj do të jem gjithnjë në terren, që këto biseda të hapura t'i bëjmë në çdo kohë me njëri-tjetrin”, shkruan ai.

kellici veliaj bashkia

Lini një Përgjigje