
Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli është shprehur se dy janë fajtorët kryesorë për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot.
I ftuar në "Report Tv", Kadilli tha se Lulzim Basha dhe Ish kryeministri, Sali Berisha janë fajtorë për shkatërrimin e PD-së. Sipas tij si Berisha ashtu dhe Basha nuk kishin asnjë kauzë politike për të mirën e qytetarëve, por ishte thjeshtë luftë për interesa personale.
“Basha është po aq përgjegjës sa Berisha. Kriza jonë filloi në 26 prill sepse dhe Basha nuk dha dorëheqjen. Vajti fjeti me Berishën nja 3 muaj, edhe pse e dinte që ishte non grata pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë jam kundër Berishës për Berishizmin e tij dhe kundër Bashës për Berishizmin e tij. (…)Edhe një provë tjetër që politika e këtyre njerëzve është personale. Kanë hequr dorë, tani ka mbetur të marrin shkopin që të ngrenë fustanellën. Gjë që do sjellë çudira të mëdha”, tha Kadilli.
Sa i takon pritshmërive për zgjedhjet e 14 majit, Kadilli tha se Opozita nuk do të mund të arrijë votat e 2021 pasi është ende e ndarë.
“Lëpijnë atë që pështyjnë të gjithë. Pra ka pasur disa para sipas kësaj që thotë Basha, dalin sikur të dy kanë dijeni për lobimet ruse. Mazhoranca ka kohë që është në punën e saj për punët e veta. Opozita nuk bëhet fjalë për të arrirë votat 2021 sepse është e ndarë”, vijoi ai.
Kadilli gjithashtu u ndal edhe te dalja në zgjedhje me kandidatë të ndarë nga ana e Alibeajt. Ai tha se ky veprim nuk sjell asnjë dobi në aspektin e votës, por shtoi se është bërë vetëm për interesa dhe ego personale.
“Këto ndarje ndodhin për axhenda personale. Të dy palët po braktiisin qytetarët. Shoqëria shqiptare ka nevojë për pushtetin dhe për opozitën. Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme s’do kenë dy oferta përballë, do kenë përballë ego personale. S’është fjala a jam dakord me njërin apo me tjetrin. Flasin vetëm për egon e tyre personale. Çfarë ka politike te Alibeaj-Basha që të rrish në ditën e fundit për zgjedhje? Edhe vula dhe pa vula, njeriu jeton në politikë edhe pa vulë sepse mbron kauzat dhe vlerat.. Pse e mban vulën dhe logon? Po ky tjetri pse tenton të marrë vulën dhe shkon të garojë me logon e tjetrit?”, tha Kadilli.
Lini një Përgjigje