TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 21:09

“1 në 2 shqiptarë votojnë për PS”, eksperti i sondazheve zbulon rezultatin e zgjedhjeve të 2025

Shkruar nga Pamfleti

“1 në 2 shqiptarë votojnë për PS”, eksperti i

Blendi Çeka nga “Data Centrum” ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2021, krahasimisht me pritshmëritë e mazhorancës për vitin 2025.

Sipas tij, bazuar në të dhënat, të cilat tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë në masën gati 50%, sipas gjasave pritet që Partia Socialiste të mund të fitojë sërish të paktën 71 mandate.

Çdo parti që ka një historik zgjedhor, e shkuara shërben për të krijuar konceptin për nesër. Në mënyrën se si ne i kemi renditur, është numri i votuesve, përqindja dhe numri i mandateve. Morëm si rezultate 2017dhe 2021, është sepse nga pikëpamja e rregullave të lojës, nuk ka ndryshuar asgjë. Pjesëmarrja është në shifrat 50%, që edhe nëse e kap këtë shifër sërish në 2025, probabiliteti është 99% që të kenë 71 mandate. Sido që të jetë sistemi zgjedhor, do të mund të marrë më shumë se 71 mandate”, u shpreh ai në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Sipas Çekës, edhe pjesëmarrja mund të ketë qenë më e lartë, duke llogaritur këtu edhe votat e pavlefshme.

Kështu që si pikë starti për vitin 2025, nëse arrihet ky rezultat sërish është vetë përqindja që e tregon rezultatin e pritshëm me të paktën 71 mandate për mazhorancën. Ku sipas tij, një në dy shqiptarë votojnë Partinë Socialiste.

Lini një Përgjigje